Z. Adi Qose është emëruar drejtor i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Dega Elbasan. Ai ka zëvendësuar në këtë detyrë z. Gentian Dyrmyshi, ndersa z. Adi Qose ka mbajtur me pare postin e drejtorit te DPSHTRR Elbasan.
Z. Adi Qose, ka lindur në qytetin e Elbasanit, më datë 10 Qershor 1992.
Në vitin 2013 ka përfunduar studimet e larta “Bachelor” në Degën “Administrim Biznesi”, në
Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Më pas në vitin 2015 ka përfunduar studimet
“Master Profesional” në “Administrim Biznesi”, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në
Elbasan. Në vitin 2019 ka përfunduar studimet” Master Shkencor” në “Administrim Biznesi” në
Tirana Business University (TBU).
Z. Qose ka eksperienca në institucione të ndryshme të administratës publike si: Nënkryetar iBashkisë Elbasan, Shef Kabineti në Bashkinë Elbasan, Drejtor Kontrolli, pranë Task Forcës së Transportit Rrugor, Shef Grupi, pranë Task Forcës së Transportit Rrugor, Ekonomist pranë Ndërmarrjes së Trajtim Studenti Elbasan.
Gjithashtu ka punuar si vullnetar pranë zyrës së kontabilitetit “Flaga Accounting” Elbasan, ka marrë pjesë në projekte të ndryshme si: Lider i grupit të të rinjve pjesë e projektit “Food as EU Passepartout”, Venezia–Chioggia, Italia, “Tjetër Vizion” Albania. Pjesë e grupit Anketues mbimarëdhëniet ndëretnike në Shqipëri, Organizata “Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim”.
Lider i grupit të të rinjve pjesë e projektit “Programma Gioventu in azione” Bologna Italia. Organizata “Tjetër Vizion” Albania. Pjesë e grupit kërkimor mbi bizneset e vogla, personeli dhe format e përzgjedhjes së tij etj, Partnerët” Shqipëri Tiranë Albania. Pjesë e grupit kërkimor për bizneset e mëdha në Elbasan, prokurimet on-line, sa dhe si aplikohen, Partnerët” Shqipëri, Tiranë, Albania.
Prej vitit 2021, Z. Qose, drejtonte Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Elbasan.