Sic shkruajnë gazetarët italianë, agjenti i qendërmbrojtësit argjentinas Facundo Medina (1999) është parë në selinë e klubit Nerazzurri për të ofruar shërbimet e lojtarit të tij.

Sipas disa burimeve franceze, RC Lens do të kishte vendosur biletën e hyrjes për negociata në 15 milionë euro.

Një shumë mjaft e arritshme për Interin, veçanërisht në rast të shitjes së Milan Skriniar, edhe nëse klubi italian padyshim nuk do të ishte më shumë i etur për ta shitur atë.

Qendërmbrojtësi argjentinas është 184 cm i gjatë dhe luan topin me këmbën e majtë.

Ai u transferua nga skuadra argjentinase Talleres para 2 viteve te Lens për 3.5 milionë euro. Me klubin francez ai është aktivizuar 50 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola.

Ai gjithashtu ka luajtur edhe 2 herë për kombetaren e Argjentinës.