Dita e Shën Valentinit (14 shkurti), e cila simbolizon dashurinë, cilësohet si e veçantë pasi çiftet shkëmbejnë urime, dhurata, puthje dhe festojnë në mënyrën e tyre.

Siç thuhet, është një ditë në të cilën festojnë atë mrekulli që është rënia në dashuri, duke shkëmbyer dhurata për t’i kujtuar njëri-tjetrit rëndësinë, bukurinë dhe kënaqësinë e të qënurit “të prekur” nga Erosi, Zoti i dashurisë.

Dhe kur jemi te kjo pjesë, një kujdes dhe respekt kanë bërë edhe artistët e skenës shqiptare, meqë atë ditë pritet të publikohen disa projekte muzikore.

Capital T, Alban Skënderaj, Jehona Sopi, Mozzik, Buraku dhe Ronela Hajati janë ndër këngëtarët që do vijnë me këngë pikërisht në atë ditë.

Megjithëse kanë zgjedhur Ditën e të Dashuruarve, ata nuk ka dyshim se do sjellin tema të dashurisë që do mbesin gjatë në mendjen e secilit.

Më poshtë mund t’i ndiqni postimet e tyre të plota: