Milani vazhdon të këmbëngulë për mbrojtësin e djathtë Alessandro Florenzi (1991).  Klubi Rossoneri dëshiron t’i japë anësorin italian Stefano Piolit dhe orët e fundit palët në fjalë duket se janë afruar siç raportohet nga ‘Sky Sport’.

Agjenti i futbollistit Alessandro Lucci po punon me Milanin dhe Romën për të gjetur formulën e duhur për operacionin dhe marrëveshja mesa duket është arritur.

Roma ka pranuar një huazim njëvjeçar për  1 milion euro me të drejtën e blerjes për 4 milionë euro të tjera.

Paga e futbollistit të kombëtares italiane te Milani do të jetë 3 milionë euro, po aq sa fiton aktualisht te Roma.

Zyrtarizimi mund të arrijë në orët e ardhshme.