Sipas mediumit italian Il Corriere dello Sport, trajner toskan diskutoi strategjitë e transferimeve të klubit në një takim në selinë e Juventusit të premten.

Raportimi konfirmon se Allegri është i hapur për të shitur Cristiano Ronaldon, diçka që ai i kishte sugjeruar klubit pas sezonit të parë të sulmuesit në Torino.

Allegri gjithashtu dëshiron një qendërsulmues të ri dhe emra si Dusan Vlahovic dhe Mauro Icardi janë në listën e dëshirave të blerjes nga Bianconerët.

Sipas disa raportimeve në Itali, ish-kapiteni i Interit mund të transferohet në Torino në një marrëveshje shkëmbimi me portugezin Ronaldon.

Gianlugi Donnarumma vazhdon të mbetet një objektiv për gjigantët e Serie A, megjithëse Allegri mbështetet te polaku Wojciech Szczesny.

Me Merih Demiral që pritet të largohet, Nikola Milenkovic i Fiorentinës monitorohet gjithashtu nga bardhezinjtë.

Allegri beson se Juventusi duhet të forcojë mesfushën e tyre dhe Pogba dhe Pjanic janë ndër synimet e tij kryesore të transferimit në afatin kalimtar të kësaj vere.

Pjanic mund të largohet nga Barcelona në huazim pasi u bashkua me katalunasit nga Juventusi në një marrëveshje shkëmbimi me Arthur një vit më parë.

Pogba u bashkua me Manchester Unitedin nga Zonja e Vjetër në vitin 2016 në një lëvizje prej 100 milionë eurosh, rekord botëror atë kohë.