Carlo Ancelotti tashmë po lëviz për sezonin e ardhshëm.
Trajneri i ri i Real Madrid, siç raportohet nga Bild, është interesuar anësorin e majtë Raphael Guerreiro (1993).
Futbollisti i lindur në Francë por që luan për përfaqësuesen e Portugalisë ka një kontratë me Borussia Dortmund që skadon në 2023 dhe për momentin kërkesa nga Verdhezinjtë është rreth 60 milion euro.
Nuk do të jetë e lehtë për të bindur klubin gjerman të shesë një lojtar kryesor në mekanizmin 3-4-2-1, por spanjollët nuk dorëzohen lehtë.