Ka qene nje nate tjeter ne ankth ne Elbasan. Zjarrfikeset e Bashkise Elbasan afer mesnates kane nisur dizinfektimin e lagjies Spahikorre (Spajkorre), ku dyshohen te jene te prekura nga koronavirusi dy familje. Nderkohe nje familje e trete qe ka shfaqur shqetesime e simptoma ndodhet ne lagjien “5 Maji”

Sipas gazetares se Best Channel Entela Duka, familjet e reja te dyshuara kishin lidhje farefisnore dhe miqesie me grupet tashme te prekura nga virusu i ri i rrezikshem korona.

Ekipi i Best Channel ka ndjekur aksionin e zjarrfikesve mbreme ne darke ne zonen e nxehte ku shpresojme te mos kete me raste te tjera.