Trajneri italian Antonio Conte mbërriti në Londër të hënën paradite për të zhvilluar një raund të fundit bisedimesh me drejtorin Fabio Paratici dhe pronarin Daniel Levy, me qëllim ratifikimin e emërimit të tij, pas bisedave telefonike që të dielën në darkë.
Kuptohet se Conte, i cili ka një marrëdhënie afatgjatë me Paraticin, i është ofruar një kontratë 18-mujore me një pagë prej rreth 13 milionë stërlina (15 milionë euro) në sezon duke i çuar të ardhurat e tij të përgjithshme përgjatë kontratës fillestare në rreth 20 milionë stërlina (23.5 milionë euro)
Burimet pohuan se Tottenham po shqyrtonte mundësinë për të futur një opsion zgjatjeje 12 muajsh të tjerë në marrëveshje.
Kishte një optimizëm në rritje në Tottenham se të hënën në mbrëmje Conte do të ishte trajneri i tyre i ardhshëm, me portalet angleze që këmbëngulnin se marrëveshja aq e mirë ishte arritur.
Në të vërtetë, lojtarëve iu tha që të prisnin që trajneri i ri të ishte në vend për të marrë seancën stërvitore të mëngjesit në selinë e klubit në Enfield.
Kështu Conte do të kthehet në Premier League ku në vitin 2016-2017 u shpall kampion me Chelsean.
Conte ishte afër bashkimit me Spurs në verë, por përfundimisht vendosi të mos merrte rolin mes shqetësimeve për ambiciet e klubit.
Emërimi i Contes do të shihej si një fitore e madhe për klubin duke pasur parasysh pozicionin e tij si një nga trajnerët kryesorë të planetit.
Në eksperiencën e tij të fundit, Conte i dha Interit lavdinë e Serie A për herë të parë që nga viti 2010.
Trajneri italian ka qenë shumë i lidhur me zëvendësimin e Ole Gunnar Solskjaer në Manchester United.
Dhe historia e suksesit të dëshmuar të 52-vjeçarit do të vijë si një arsye për optimizëm të madh për tifozët, të cilët janë lodhur nga drejtimi ku klubi po shkon.