Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Dhërmi.

Shoqëruar nga bashkëshorti, djali dhe nëna e saj, 30-vjeçarja po kalon ditë më të mira të qershorit në bregdetin e jugut.

E ndjekur nga mbi 260 mijë ndjekës në Instagram, Argjentina ndan herë pas here me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, ajo ka publikuar për ndjekësit e saj disa fotografi mjaft atraktive në rrjetin social Instagram, ku tregon linjat e saj trupore në bikini.

Në njërën prej imazheve, Ramosaj ka pozuar krah nënës së saj, Suzanës, e cila gjithashtu krenohet me një fizik të shkëlqyer.

Të dyja nënë e bijë kanë marrë vëmendjen e fansave për këtë paraqitje të përbashkët në bikini, duke u komplimentuar për dukjen e tyre.

Argjentina ndërkohë ndau me ndjekësit edhe disa fotografi të tjera, ku shfaqej tejet tërheqëse me bikini pranë valëve të detit.