Modelja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, por nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet me më të dashurit e saj.

Së fundmi, bukuroshja është duke shijuar disa ditë të mira pushimi dhe këtë e ka bërë të ditur përmes postimeve të fundit.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Mevlani shfaqet mjaft atraktive në plazh, teksa vë në pah vijën e saj trupore.

Një tjetër imazh tërheqës në bikini, ajo e publikoi vetëm disa minuta më vonë në InstaStory, ku e shoqëroi me tekstin e këngës së njohur “Thons Song” të Sisqos.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat atraktive.

Armina Mevlani është e fejuar prej vitesh me Shkelzen Berishën dhe jetojnë së bashku në Tiranë.