Një ditë pasi emisioni investigativ “BOOM” solli fakte dhe dëshmi se si ish-drejtori i shkollës së mesme pyjore në Shkoder, Agron Ceka kishte falsifikuar notat e një nxënësi në vitin e dytë duke e bëre kalues, policia arrestoi këtë të fundit me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Lajmi konfirmohet për Ora News nga policia lokale më 29 prill 2020. Ndërsa sot në datën 30 maj, policia njoftoi zyrtarisht arrestimin e Agron Cekës dhe nëpunësi të Gjendjes Civile, Elez Rrustemaj. Po ashtu u proceduan penalisht edhe dy mësues të kësaj shkolle.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin A.Ç., 41 vjeç, ish-Drejtor i shkollës së mesme pyjore në Shkodër, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”. Shtetasi A.Ç., në detyrën e Drejtorit, në vitin 2019, pas përjashtimit nga shkolla të nxënësit Z.L., i ka vendosur nota kaluese në lëndët e semestrit të dytë të klasës së 11-të, duke i dhënë klasën e 11-të këtij nxënësi, edhe pse ishte përjashtuar në mars 2019, si dhe është pasqyruar pa mungesa në regjistër, me qëllim që ai të përfundonte vitin shkollor në muajin qershor 2019. Po ashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës“ edhe për dy mësueset A.T. dhe B.L., pasi nga veprimet e para hetimore që janë kryer në shkollën e Mesme Pyjore Shkodër ka rezultuar se ato u kanë vendosur nota kaluese nxënësve të përjashtuar nga kjo shkollë”, thuhet në njoftimin e policisë.
U arrestua nëpunësi gjendjes civile- Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë për Krimet Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale arrestuan shtetasin E.R., 60 vjeç, nëpunës i zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë Administrative Koplik, Bashkia Malësi e Madhe. Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet duke shpërdoruar detyrën, ai ka pajisur një shtetas me certifikatë me të dhënat e një shtetasi tjetër.
Ndonëse nxënësi ishte përjashtuar nga shkolla në dt. 27 mars 2019 ai është pajisur me dëftesë. Mësueset mohojnë që t’i kenë vendosur nxënësit nota kaluese.
Gazetarja: A keni firmosur ju qe ky nxenes eshte kalues?
Te dy mësueset pergjigjen: Jo.
I kontaktuar nga “BOOM” Agron Ceka pranoI se ka ndryshuar notat, por shprehet se ka vepruar nën presion.
Ceka: Unë e kam lëshuar atë dëftese. E kam marrë vendimin nën presion. Më kanë kërcënuar. Jam detyruar nga rrethanat për të marrë atë vendim. Jam i hapur të merret Prokuroria me këtë çështje.
Në shtator të vitit 2019 drejtori i shkollës së mesme pyjore jep dorëheqjen dhe në tetor emërohet drejtor i landfillit në Bushat.
Pavarësisht këtij fakti për 3 muaj ai ka mbajtur edhe vulën e shkollës.
Shefja e financës: Drejtori neri në 14 janar ka pasur të drejtën e firmës. Pas datës 14 janar është dorëzuar dhe vula.
Agron Ceka aktualisht është administrator i landfillit Bushat.