Bayern Munchen ka arritur marrëveshje verbale me Juventusin për Matthijs de Ligt (1999), raportojnë mediat italiane dhe gjermane.

Sipas raportimeve, Bavarezët do të paguajnë 70 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse pra në total 80 milionë euro për kartonin e holandezit.

De Ligt kërkohej me ngulm nga Chelsea, por lojtari ka zgjedhur Bayernin me të cilin ka rënë dakord edhe për pagën bruto 15 milionë euro (8 milionë euro neto) në sezon me një kontratë deri në 30 qershor 2027.