Mesfushori Emre Can (1994) do të largohet nga Juventusi drejt Borussia Dortmundit pasi marrëveshja mes klubeve është arritur.

Në fakt, pas disa bisedimeve intensive, është gjetur një zgjidhje që kënaq Juventusin,që kërkonte ta shiste menjëherë lojtarin.

Mesfushori gjerman do të largohet si huazim 6 mujor për 2 milionë euro me detyrim blerje për rreth 25 milionë euro të tjera.

Por detyrimi i blerjes do të mbyllet vetëm nëse përmbushen disa kushte të caktuara, megjithëse ato janë lehtësisht të arritshme.

Me fjalë të tjera është arritur një marrëveshje dhe lojtari pritet që të udhëtojë nesë në mëngjes për në Gjermani që t’i nënshtrohet testeve mjekësore.