Ka shkuar në 51 numri i personave të prekur me koronavirus, 4 prej të cilëve janë staf mjekësot të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Në një dalje për mediat, zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bëri të ditur informacionet e fundit në lidhje me të infektuarit.

Rakacolli tha se në 24 orët e fundit janë testuar 31 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 563 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 51 raste.

Rastet e konfirmuara me koronavirus

  • Tiranë 34 raste
  • Durrës 5 raste (1 ka ndërruar jetë)
  • Lushnje 2 raste
  • Elbasan 2 rast
  • Fier 6 raste
  • Rrogozhinë 2 raste

20 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina). Prej tyre janë në terapi intensive tre qytetarë, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

1 mjek dhe 3 infermiere pozitiv me koronavirus-Në vijim të hetimit të hollësishëm epidemilologjik të filluar ditën e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”,kanë dalë pozitiv edhe 4 raste personel shëndetësor (një mjek dhe 3 infermierë) të cilët kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.