Arsenali i është bashkuar ndjekjes për të nënshkruar me mesfushorin e Lens, Seko Fofana (1997) për të cilin blubi francez kërkon 34 milionë stërlina.

Mesfushori ka shkëlqyer në klubin francez që nga ardhja e tij nga skuadra e Serie A Udinese në vitin 2020. Kjo marrëveshje i kushtoi Lens rreth 8.5 milionë euro, por tani ata duan rreth katërfishin e kësaj shifre për ta shitur këtë verë futbollistin e lindur në Francë por që luan për përfaqësueen e Bregut të Fildishtë.

Sipas L’Equipe, Newcastle është i prirur dhe favorit për ta sjellë atë në Premier League, por tani ata deklarojnë se edhe Arsenali është në gjueti transferimi dhe do të luftojë me Magpies për nënshkrimin e tij.

Fofana më parë kaloi kohë në Angli me akademinë e Manchester Cityt si e re dhe gëzoi një periudhë huazimi me Fulham.

Ai më pas u nis për në Francë për një tjetër periudhë huazimi te Bastia përpara se të largohej përgjithmonë nga Etihad për në Udinese në 2016 pasi nuk arriti të bënte përparim me Cityzens.

Asi ka vazhduar të shkëlqejë që atëherë dhe u emërua në ekipin e vitit të Ligue 1 sezonin e kaluar. Ai ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 6 asiste në 73 paraqitjet e tij në Lens.

Tani, trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta shpreson të shtojë Fofanën në mesfushën e tij pas nënshkrimit të fundit të Fabio Vieira nga Porto.

Lens po përballet me mundësinë e humbjes së yllit të tyre, por ata nuk janë të përgatitur ta shesin atë me çmim të lirë. Ata janë të vetëdijshëm për interesin e madh për Fofanën dhe pretendohet se kërkojnë një tarifë prej 40 milionë eurosh për të.

Lens gjithashtu do të duhet të paguajë 20 %  të çdo tarife transferimi te ish-klubi i tij Udinese, si pjesë e marrëveshjes që e solli atë tek ata dy vjet më parë.