Sulmesi anësor Allan Saint – Maximin (1997) është objektivi më i fundit i Arsenalit.
Talenti francez iu bashkua Newcastle United verën e vitit të kaluar për 18 milionë euro nga Nice dhe ka shkëlqyer këtë sezon, teksa ka shënuar 4 gola e ka dhënë 7 asiste.
Newcastle që po përballet me ndërrim pronësie synon ta mbajë lojtarin, por Saint – Maximin është tunduar nga ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij.
Sipas Daily Mail, Arsenali ka ofruar rreth 40 milionë euro por Newcastle nuk i ka dhënë akoma përgjigje.
Futbollisti ndiqet edhe nga PSG dhe Napoli.