Arsenali me sa duket është shumë serioz në përpjekjen e tyre për të nënshkruar me Mykhaylo Mudryk (2001). Media angleze Athletic raporton se Topçinjtë kanë dorëzuar një ofertë zyrtare te Shakhtar Donetsk për sulmuesin anësorin të tyre. 21-vjeçari prej disa muajsh është i lidhur me një transferim në Londrën Veriore.

Sipas mediave, oferta e parë ishte 40 milionë euro plus 20-25 milionë euro në bonuse të mundshme. Kjo ofertë më vonë është refuzuar nga top klubi ukrainas, siç raporton The Athletic që e ka kërkuar të gjithë shumëm direkte e jo me bonuse. Totali i përgjithshëm i kësaj marrëveshjeje rreth 65 milionë euro do të përfaqësonte një shitje rekord për Shakhtarin.

Aktualisht, Fred, i cili iu bashkua Manchester United për 59 milionë euro në 2018, kryeson atë renditje. Mudryk gjithashtu do të renditej në mesin e dhjetë nënshkrimeve më të shtrenjta të Arsenalit në histori.