Manchester City dhe Paris Saint-Germain duhet të konsiderohen favoritë për këtë edicion të Ligës së Kampionëve sipas  Arsene Wenger.

Gara më e madhe evropiane do të rikthehet këtë javë pas mungesës disa mujore si pasojë e pandemisë së coronavirusit, ndërsa ishte ndërprerë në fazën e 1/8 së finales.

Në këtë fazë kanë mbetur pa zhvilluar edhe katër ndeshje të kthimit, ndërsa më pas çerekfinalja, gjysmëfinalja dhe finalja do të zhvillohen në Lisbonë të Portugalisë.

Kur zhvillon një ndeshje ndaj Atalantas apo Atletico Madridit, gjithçka mund të ndodhë. Mirëpo, sipas meje, Manchester City dhe PSG janë dy favoritët sa i përket potencialit që kanë”, ka deklaruar Wenger për Europe 1.