Kundërshtarët shpesh i kërkojnë Cristiano Ronaldos fanellën, madje atë para ndeshjes dhe ai gjithmonë i shkëmben, por të dielën kur Juventusi luan me Romën, mund të mos e bëjë këtë gjë.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka një mospëlqim të madh ndaj Giallorossëve dhe zgjat që nga koha kur ai luante për Manchester Unitedin.

Djajtë e Kuq u përballën me Romën në Ligën e Kampionëve në vitin 2007 dhe anglezët e fituan ndeshjen e dytë 7-1, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 8-3 në total.

Që nga ajo ndeshje Ronaldo nuk ka pëlqim të madh për Romën, sidomos për lojtarët e asaj kohe.

Kur ishte 6-0, ata më kërkuan të ndalesha, një kundërshtar më lutej që të ndaloja e të mos e dribloja.

Të tjerët më kërcënuan se do të më lëndonin.

Roma? Nuk ka asnjë lojtar me të cilin do të shkëmbeja fanellën”, – ishte rrëfimi i tij në dhjetor të vitit 2018.

Fituesi i pesëfishtë i “Topit të Artë” do të jetë në gjendje të ritregojë rivalitetin e tij me Romën këtë javë, pasi Zonja e Vjetër udhëton në Stadio Olimpico të dielën në Serie A.