Aston Villa ka mposhtur Arsenalin në garën për playmakerin e Norwich, argjentinasin Emi Buendia (1996).

Sic shkruan Goal ekipi i Dean Smith ka rënë dakort dakord për një tarifë prej rreth 35 milion stërlinash (40 milion euro) plus bonuse.

24-vjeçari, i cili bëri debutimin me skuadrën e Argjentinës për herë të parë gjatë raundit të fundit të ndeshjeve ndërkombëtare, ka parë ngritjen e vlerës së tij që nga arritja në Angli në vitin 2018.

Futbollisti ndiqej edhe nga Arsenali, por nuk dihet nëse Topçinjtë paraqitën një ofertë për Buendian, me Aston Villën tani duke rregulluar detajet përfundimtare të një nënshkrimi rekord të klubit që mund të shpallet sa më shpejt të dielën.