Manchester United, Manchester City dhe shumë kërkues të tjerë janë bërë të vetëdijshëm se sa do të kushtojë mesfushori qëndror Carney Chukwuemeka (2003) për t’u larguar nga Aston Villa.
Sipas talkSPORT, futbollistit të lindur në Angli i është vendosur një çmim prej 20 milionë stërlinash (24 milionë euro).
Mesfushori 18-vjeçar anglez pa një marrëveshje të re në Villa Park, ai mund të binte dakord për një transferim të lirë në janar pasi ati i skadon kontrata më 30 qershor 2023. Çdo marrëveshje dimërore do të duhej të ishte me një klub jashtë shtetit, ku Villa merr vetëm një tarifë minimale kompensimi për çdo lëvizje.
Trajneri i Villa, Steven Gerrard ka thënë se Chukwuemeka është lënë jashtë turneut parasezonal të skuadrës së tij në Australi për shkak të situatës së tij.
Dhe klubi ka caktuar çmimin e tyre për një lojtar me vetëm 15 paraqitje në ekipin e parë.
TalkSPORT gjithashtu shkruan se Manchester City dhe Manchester United janë ndër palët angleze të interesuara për të riun, me emrin e Newcastle të përmendur gjithashtu. Gjithashtu ai ka admirues edhe nga klube si Barcelona dhe Borussia e Dortmundit
Emri i Chukwuemeka do të kishte qenë padyshim në radarin e klubeve të mëdha pasi ai luajti në fitoren e Anglisë në Kampionatin Evropian U-19, duke shënuar në finale ndërsa u emërua në Ekipin e Turneut të UEFA-s.
Që nga kthimi nga finalja në Sllovaki, janë shtuar spekulimet, por ai tani do të humbasë turneun parasezonal të Villa.