Manchester United dhe Atalanta kanë arritur një marrëveshje për një transferim me vlerë 75 milionë euro fillestare (64 milionë stërlina) plus 10 milionë euro (9 milionë stërlina) bonuse, për Rasmus Hojlund (2003), sipas Sky.

Daily Mail pretendon se sulmuesi danez do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me opsionin e një viti shtesë.

Manchester United ka qenë në treg për një sulmues të ri gjatë gjithë verës dhe dukej se do të kompletonte nënshkrimin e Hojlund pasi ai u la jashtë skuadrës së Atalantës për miqësoren kundër Bournemouth të shtunën.

Paris Saint-Germain bëri një ofertë me vlerë 50 milionë euro për të riun mes pasigurisë në lidhje me të ardhmen e Kylian Mbappe. Kjo u refuzua dhe Manchester United tani duket se do të fitojë garën.