Atletico Madrid përsëri nuk heq dorë nga mesfushori Rodrigo de Paul (1994).

Siç zbulohet nga Sky, colchoneros për momentin janë skuadra që ka bërë hapat më konkretë në drejtim të lojtarit argjentinas, duke i ofruar Udineses plot 20 milion euro plus qendërmbrojtësin argjentinas Nehuen Perez (2000).

Përgjigja e klubit Friulian, e cila vlerëson xhevahirin e saj 40 milion euro, është ende negative.