Menjëherë pas lajmit të gjobitjes nga policia e shtetit të disa qytetarëve që dalin pa marrë leje si edhe është kërkuar nga qeveria, ka reaguar avokati Altin Goxhaj.

Reagimi i tij dekumentohet me postimin e pjesës së legjislacionit nga Fletorja Zyrtare ku në asnjë vend nuk është shkruar e drejta për të gjobitur njerëzit nëse dalin nga shtëpia pa marrë leje.

Madje ai thotë se një gjë e tillë nuk ekziston në asnjë planet dhe se me siguri gjëra të tilla janë fryt i adoleshencës së vonuar të Edi Ramës

Statusi në Facebook:

LEJA 1 ORESHE DHE GJOBAT E SAJ JANE TE PALIGJSHME SPS NUK JANE BOTUAR NE FLETORE. ZYRTARE! PERDERISA S’JANE BOTUAR S’KENI ASNJE DETYRIM PER TI ZBATUAR & PAGUAR! Miq keto jane 2 botimet e fundit te Fletoreve Zyrtare te dt. 28 dhe 26 Mars 2019, Nr 53 dhe 52 te 2020! A ka ketu kund te shkruar ne ndonje vend qe qe duhet te merrni leje me dal vec 1 ore si te internuarit nga kampi dhe qe s’ndodh ne asnje vend ne Planet? Po nuk u botua ne Fletore Zyrtare procedura e lejes dhe orari asnje akt nuk ka fuqi dhe moszbatimi i tij nuk ju ngarkon me asnje pergjegjesi ligjore, penale apo administrative! Sic e shikoni Leja e Liridaljes 1 oreshe nuk gjendet e botuar as si detyrim dhe as i ndeshkim! Cdo gjobe dhe ndeshkim qe merrni pse keni dale pa leje eshte e paligjshme pasi nuk eshte e botuar ne Fletoren Zyrtare dhe ju nuk keni pse e paguani! Vetem Fletorja Zyrtare eshte i vetmi dokument qe njeh Legjislacioni Shqiptar per publikim njoftimesh zyrtare! Se cfare ben Policia e Shtetit dhe Edi Rama ne Facebook apo Instagram eshte ceshtje e trendit te adoleshences se vonuar por nuk ka lidhje me Ligjin dhe zbatimin e tij e per pasoje edhe ndeshkimet dhe penalitetet qe burojne prej tij!