Barcelona ka 6 lojtarë që janë në tavolinë për marrëveshje shkëmbimi të lojtarëve këtë verë nga të cilët gjashtë i janë ofruar Interit për të ndihmuar në uljen e çmimit për Lautaro Martinez (1997).

Sipas mediumeve El Mundo Deportivo dhe Diario Sport, ekipit milanez u janë ofruar 6 lojtarë nga Blaugranët për të ndihmuar në uljen e klauzolës së lëshimit të Martinezit prej 111 milionë euro.

Gazeta Sport raporton se Nelson Semedo (1993), Rafinha Alcantara (1993), Arturo Vidal (1987), Junior Firpo (1996), Samuel Umtiti (1993) dhe Jean-Clair Todibo (1999) janë ofruar të gjithë te Inter.

Ndërkohë flitet se Interi kërkon Marc Cucurella (1998), Ivan Rakitic (1988), Emerson (1999) dhe Arthur Melo (1996).