Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ndërhyri gjatë transmetimit OnzeEsport 3 duke folur për disa cështje, mes tyre edhe për shitjen e Antoine Griezmann:

Ne të gjithë e dimë se çfarë lojtari është ai, por mendoj se ai nuk ishte i përshtatshëm as për sistemin tonë të lojërs megjithëse qëndrimi i tij ishte gjithmonë shumë i mirë. Ai sigurisht nuk ishte lojtari që na duhej. Ai shënoi dhe në kupën që fituam dhe ai ishte një lojtar i rëndësishëm. Sigurisht, ai mund të kishte dhënë më shumë, por e gjeti veten në rrethana të vështira.

Gjithashtu Joan Laporta, u shpreh edhe për pozicionin e Ronald Koeman:

Ai ka të gjithë mbështetjen time, respektin dhe besimin tim në mënyrë që ai të punojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndonjëherë si një dashamirës i futbollit mund të këm thën ndonjë gjë të tepërtme disa nga kolegët tuaj gazetarë, por unë e respektoj shumë Koeman “. Dhe për rinovimin e trajnerit holandez: “Ne biseduam disa herë me Rob Jansen, agjentin e tij, për rinovimin e kontratës dhe ne vazhdojmë të flasim. I thashë trajnerit të jetë i fortë, ai nuk mund të jetë në pozicion të dobët në fund të kontratës, kështu që unë propozova mundësinë e rinovimit “.