Barcelona është e vendosur që ta transferojë sulmuesin Lautaro Martinez (1997) i cili ka një klauzolë lirimi prej 112 milionë eurosh në fund të këtij sezoni
Sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë, skuadra katalonase është e gatshme që të paguajë 70 milionë euro plus teserën e Arturo Vidalit (1987) për argjentinasin Martinez.
Mesfushori kilian thuhet se nuk është në planet e Ernesto Valverdes dhe trajneri zikaltër Antonio Conte shpreson që ta transferojë në Giuseppe Meazza në këtë sezon transferimesh të janarit.
Por, Barcelona mund ta bllokojë kalimin e Vidalit, në mënyrë që të përfshijë në një marrëveshje për argjentinasin në verën e vitit 2020.