Klubi katalunas, Barcelona synon të përforcohet në verë, pasi synon të luftojë për trofe në sezonin e ardhshëm, pasi sezonit të fundit të dështuar.

Kështu drejtuesit e klubit nga Camp Nou dhe trajneri Xavi Hernandez kanë etiketuar repartin e mbrojtjes, e në veçanti krahun e majtë, pozitën ku duan të përforcohen.

Sipas gazetarit të njohur të transferimeve, Pedro Almeida, Barcelona do të paraqesë një ofertë prej 25 milionë eurosh për Alejandro Grimaldo (1995) të Benficas.

26-vjeçari e filloi karrierën e tij në akademinë e famshme të Blaugranëve, La Masia. Ai kaloi te klubi portugez në verën e 2016 për 2 milionë euro.

Futbollisti 171 cm I gjatë ka qenë një lojtar i spikatur për Benfican në sezonin 2021-22 ku  është aktivizuar në 48 ndeshje deri tani duke shënuar 6 gola e duke dhënë 9 asiste.