Ousmane Dembele (1997) e ka hedhur poshtë një ofertë nga Manchester Unitedi, për siç thuhet arsye se dëshiron të qëndrojë në Barcelonë.

Anësori francez Dembele është plotësisht i përqendruar dhe përkushtuar ta vazhdojë karrierën në Camp Nou dhe për këtë arsye ai e ka refuzuar një ofertë nga gjiganti i Premierligës Manchester United, sipas Inside Football.

Thuhet se Manchester Unitedi i kishte ofruar rreth 50 milionë stërlina (56 milionë euro) për francezin dhe se Barcelona e kishte pranuar ofertën.

Blaugranat  janë të hapur ta shesin anësorin Dembele, për shkak se duan ta përforcojnë sulmin me anësorin e Lyonit, Memphis Depay (1994).