Ka një optimizëm të madh nga Katalonja për mbylljen e marrëveshjes së Julian Koundé-së (1988).

Francezi i pagrumbulluar për ndeshjen miqësore mes Sevillas dhe Sportingut të Lisbonës, ka arritur një marrëveshje ekonomike me Barcelonën, duke e vënë Chelsean në pritje, në pole deri pak ditë më parë për qendërmbrojtësin francez.

Me të njëjtën ofertë ekonomike, me pagë neto rreth 10 milionë euro në sezon, vendimtar do të jetë vullneti i lojtarit, i cili duket gjithnjë e më shumë i orientuar për të pranuar oborrin e spanjollëve pasi ai ka folur edhe personalisht me trajnerin Xavi.

Barcelona ka ofruar 60 milionë euro ndërsa Chelsea ka ofruar 65 milionë euro (55 milionë stërlina).

Kujtojmë që 20% të shitjes do ta marrë klubi francez Bordeaux.