Prefektja e Qarkut Elbasan Znj. Majlinda Perriu ishte sot në ceremoninë e dhënies së titullit “Qytetar Nderi”,  Z. Leonard Toska nga Kryetari i Bashkisë Cërrik Z. Andis Salla me motivacion: ”Për kontributin e tij në sportin e peshëngritjes, duke arritur rezultate të shkëlqyera në një periudhë të vështirë për vendin dhe duke sjell në këtë mënyrë rekorde botërore dhe frymëzim për peshëngritësit e rinj”.

Z.Leonard Toska,  profesori i shumë kampionëve kombëtarë në peshëngritje që arritën të bëjnë krenarë gjithë Shqipërinë me rezultatet e arritura në kampionatet botërore.

Në fjalën e saj Prefektja Znj. Perriu, vlerësoi dhe falenderoi Z.Leonard Toska i cili ka punuar dhe kontribuar aq shumë që flamuri jonë të ngrihej në arenën ndërkombëtare me krenari.