Bayern Munchen është futur fuqishëm në garë për transferimin e mesfushorit Eduardo Camavinga (2002).

Talenti i madh francez ka bërë shumë skuadra të mëdha për vete falë paraqitjeve fantastike në dy vitet e fundit me fanellën e Stade Rennes dhe  falë paraqitjeve të mira ka bërë një vend edhe në Kombëtaren e Francës.

Real Madrid dhe Liverpool ishin vënë prej kohësh pas tij, por së fundmi garës i është bashkuar edhe Bayern Munchen, i cili do të ketë largime në verë si të Javier Martinez dhe Davide Alaba.

Gjithnjë sipas prestigjiozes franceze France Football, Bayern Munchen është ka dërguar një ofertë prej 75 milionë euro për yllin e ri francez.

Mesfushori mbrojtës, Camavinga këtë edicion ka zhvilluar 35 ndeshje me Rennes, ku ka të shënuar 1 gol dhe ka bërë 2 asiste.