Një shkëmbim i bujshëm mund të ndodhë mes dy gjigantëve evropianë Bayern Munich dhe Paris Saint Germain.

E përditshmja franceze L’Equipe raportoi se Bayerni kishte kontaktuar me Paris Saint-Germain për të eksploruar mundësitë e një marrëveshjeje huazimi për mbrojtësin e djathtë francez Nordi Mukiele (1997).

Transferimi në Munich i futbollistit 25-vjeçar do të ishte i mundur vetëm nëse kampionët francezë do të gjenin një zëvendësues në këtë pozicion, sipas një raporti të radiostacionit “RMC Sport”.

E përditshmja sportive franceze ndoqi dhe shkroi për kushtet kryesore në të cilat PSG duhet të jetë në gjendje të imagjinojë largimin e Mukiele.

Sipas raportimeve, Bayerni, i cili është në kërkim të përforcimeve në mbrojtje, ka ofruar një huazim që përfshin një opsion blerjeje me vlerë 25 milionë euro.

Në këmbim, parisienët janë përpjekur në ditët e fundit të bindin Joshua Kimmich (1995) që t’i bashkohet skuadrës.

Kampioni në fuqi i Francës do të dëshironte të kishte në radhët e veta mesfushorit gjerman dhe për këtë arsyeje po mundohet ta bindin Kimichin, ku pastaj do të bëhej një marrëveshje shkëmbimi me Bayernin.

Sigurisht që Kimmich ka vlerë më të madhe se Mukiele dhe PSG është e gatshme të ofrojë një pjesë të parave dhe shërbimet e Nordi Mukieles në drejtim të Bayernit për të bindur bavarezët të kryhet ky shkëmbim.

Palët janë në diskutime e sipër dhe gjatë kësaj jave mund të ketë një marrëveshje.