Në mënyrë shumë të shpejtë, Bayern Munich nuk ka hyrë vetëm në garë për të nënshkruar me mbrojtësin e Juventusit, holandezin Matthijs de Ligt, por gjigantët gjermanë tani kanë kaluar në avantazh dhe janë afër prurjes që tij në Gjermani, kur besohej për pjesën më të madhe të dy javëve të fundit se Chelsea ishte kryesuesi për të nënshkruar me qendërmbrojtësin 22-vjeçar.

Sipas Sport1 në Gjermani të martën, de Ligt dhe Bayern Munchen kanë rënë dakord për kushtet personale për një kontratë me paqë 12 milionë euro në sezon (kujtojmë që akutalisht te Juventusi ai fiton 8 milionë euro në sezon) që do të ndihmonte në hapjen e rrugës për Juventusin dhe kampionët gjermanë për të filluar negocimin e një prej transfertave më të mëdha të afatit kalimtar të verës.

Sport1 thotë se Hasan Salihamidzic dëshiron të fillojë negociatat me Juventusin që të në fillimin e javës tjetër, të hënën ose të martën duke u përpjekur të godasë ndërsa hekuri është i nxehtë dhe të mundë Chelsean.

Pasi Chelsea, skuadra e parë që doli në mënyrë konkrete për holandezin me një ofertë prej 70 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse, oferta e parë e Bayern Munich pak ditë më parë ishte rreth 60 milionë euro plus bonuse.

Ndërsa oferta që klubi gjerman pritet të paraqesë në fillimin e javës tjetër do të jetë rreth 75 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse, pra në total 80 milionë euro.

Juventusi dëshiron më shumë, do të mbledhë rreth 100 milionë euro (De Ligt ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë eurosh) por ndjenja është se me një rritje të mëtejshme midis 85 – 90 milionë euro marrëeshja mes dy klubeve mund të mbyllet.

Takimi i së shtunës ndërmjet agjentes së holandezit dhe drejtuesve të Juventusit do t’i ndihmojë bardhezinjtë të qartësojnë mendimin e De Ligt dhe gjithashtu atë që ka në dorë agjentja e tij.