Qendërmbrojtësi gjerman Matthias Ginter (1994) mund të jetë emri më i përfolur i merkatos së ardhshme.
Futbollistit i mbaron kontrata me Borussia Munchengladbachun në 30 qershor 2022 dhe shtatlarti gjerman ka deklaruar se nuk ka ndërmend ta zgjasë me klubin aktual.
Dihej interesimi i Bayern Munchen i cili ofroi edhe 10 milionë euro këtë sezon transferimesh që sapo mbaroi.
Kjo ofertë u refuzua direkt nga BMG, e cila nuk vazhdoi më bisedimet me drejtorin e Bayernit, Salihamidzic, sic deklaroi edhe vetë drejtori sportiv i Munchegladbachut, Max Eberl.
Lajmi më i ri vjen nga media italiane tuttomercatoweb sipas së cilës në gjurmët e lojtarit të kombëtares gjermane është edhe Interi. Ekipi zikaltër po ndjek me vëmemdje situaten e Matthias dhe dëshiron të nënshkruajë me të, por në verën e ardhshme, pra me kosto zero.
Max Eberl dëshiron ta mbajë gjermanin në ekip por duke parë faktin që mund ta humbë me zero korrikun e ardhshëm, ndoshta Borussia Munchengladbach vendos ta shesë që në Janar.