Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Ajaxin për transferimin e mbrojtësit të djathtë, Sergino Dest (2000).

Bayerni tentoi në janar afrimin e futbollistit të SHBA, por oferta e tyre prej 20 milionë euro u refuzua ga Ajaxi.

Tani drejtuesit e dy klubeve janë takuar përsëri dhe kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë ngritur ofertën në 26 milionë euro, plus 4 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Kjo ofertë e ka kënaqur Ajaxin që është gati ta lë të lirë talentin e saj dhe 19-vjeçari ka pranuar një lëvizje në drejtim të të Gjermanisë te Bayern Munich.

Dest është duke kaluar nëpër një formë fantastike, pasi në 26 takime ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 6 asiste.