Bayern Munchen punon për të ardhmen.
Sipas asaj që raportohet nga gazeta BILD, në fakt, klubi bavarez është një hap larg blerjes së Lovro Zvonarek (2005), mesfushorit kroat të Slaven Belupo.
Lojtari do të transferohet për tarifën bazë 1.8 milion euro por që me bonuse mund të shkojë në total deri në 5 milionë euro. Ai konsiderohet Luka Modric i ri në atdheun e tij.
Futbollisti do të qëndrojë në huazim në klubin e tij aktual për 1-2 vite deri sa të jetë gati për Bundesligën.