Nga një legjendë e klubit në tjetrën. Bayern Munchen ka njoftuar zyrtarisht se duke filluar nga 1 korriku 2021 Oliver Kahn do të jetë CEO i ri i klubit, duke paraprirë me gjashtë muaj fillimin e aventurës së tij të re e cila fillimisht ishte menduar të shpallej në 1 Janar 2022.

Kjo erdhi për shkak se Karl-Heinz RummeniggeCEO i klubit që nga viti 2002 – ka vendosur të largohet nga pozicioni i tij gjashtë muaj përpara skadimit natyror të kontratës të planifikuar për 31 Dhjetor 2021.

Karl-Heinz Rummenigge i cili komentoi në faqen zyrtare të Bajernit mbi vendimin për t’u larguar nga klubi bavarez: “Ky është momenti më i arsyeshëm dhe logjik strategjikisht. Ne jemi në fund të vitit financiar, Oliver Kahn si CEO i ri do të jetë përgjegjës për sezonin e ri. Unë thashë dy vjet më parë që po planifikonim një tranzicion të matur, i cili tani më në fund po ndodh. Unë sinqerisht i uroj Bayernit suksesin më të madh të mundshëm, vlerat e paprekura dhe një ndjenjë të palëkundur të unitetit

Posti i kaloi Oliver Kahnit, 632 ndeshje midis posteve të Bayern dhe që nga 1 janari 2020 një anëtar i bordit të klubit i cili deklaroi: “Si CEO Karl-Heinz Rummenigge ka bërë një punë të madhe për Bayern për më shumë se 20 vjet. Gjatë kësaj periudhe, klubi ka fituar gjithçka që është për të fituar. Tani ka ardhur koha që unë të marr përgjegjësinë në krye të klubit. Gjatë 18 muajve të fundit unë kam njohur të gjitha aspektet e klubit dhe e di shumë mirë se si funksionon Bayern dhe çfarë sfidash po hasim. Unë jam i vetëdijshëm për detyrën dhe përgjegjësinë, mezi pres

CEO i Rummenigges, një epokë suksesi:

Duke u kthyer te Bayern Munchen, pas karrierës së tij si futbollist, në 1991 si nënkryetar, Karl-Heinz Rummenigge u emërua CEO i klubit në 2002. Një epokë plot suksese për Bayern, i cili nën drejtimin e tij ka fituar 2 Liga të Kampionëve, 2 Kupa të Botës të Klubeve, 14 Bundesliga, 10 Kupa të Gjermanisë, 2 Super Kupa Evrope dhe 6 Super Kupa të Gjermanisë.