Stade Rennais mund të marrë një çek të majmë. Bayern Munich sapo ka humbur Robert Lewandowskin, klubi gjerman tani dëshiron të mendojë për të ardhmen dhe të ofrojë sulmuesin e ri 17 vjeçar Mathys Tel.

Francezi është një nga talentet më të mëdhenj të gjeneratës 2005. Mathys Tel, një produkt i Montrouge FC përpara se të bashkohej me Stade Rennais në vitin 2020, është një nga objektivat e qarta të Bayern Munichut këtë verë.

Pas dy ofertave të refuzuara nga drejtuesit gjermanë (17 milionë euro dhe pastaj 18 milionë euro dhe 4.5 bonuse.), klubi bavarez nuk do të heqë dorë.

Sipas informacioneve të L’Equipe, drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic dhe skuadra e tij janë duke përgatitur një të tretën, që duhet të kalojë 25 milionë euro.

Sulmuesi 17-vjeçar duket i bindur për projektin e propozuar nga Bayerni, duke dashur ta vendosë atë në pozicionin e mbajtësit të numrit 9 në një afat të shkurtër.

Sipas informacioneve të L’Equipe, Rennes pret jo më pak se 30 milionë euro (me bonus) për të larguar xhhevahirin e tij 17-vjeçar.  Lojtari dëshiron t’i bashkohet gjigantit gjerman dhe nuk do të luajë më me Rennes deri në përfundimin e negociatave.