Bayern Munchen ofroi 20 milionë euro për mesfushorin qëndror Konrad Laimer (1997) por Leipzigu refuzoi dhe kërkon 30 milionë euro.

Sipas mediave gjermane futbollisti austriak ka rënë dakord me Bayernin dhe tani pritet të arrihet marrëveshja mes dy ekipeve.

Një gazetar i ka bërë një pyetje drejtuesit Oliver Kahn:

“A do të vazhdoni të negocioni me RB Leipzigun edhe pas refuzimeve të tyre?

Kahn i është përgjigjur:

“Ne jemi në shkëmbim të ideve dhe ofertave dhe do të vazhdojmë të flasim me njëri-tjetrin.”