Sic raporton portali gjerman fcbinside, FC Bayern kërkon mesfushorin Marcelo Brozovic (1992) duke e parë si zëvendeësuesin e Thiago Alcantaras.

Megjithatë ky nuk duhet të jetë një transferim klasik, por më tepër një transaksion shkëmbimi. Në përputhje me rrethanat, trajneri Antonio Conte është një tifoz i madh i mesfushori Corentin Tolisso (1994) dhe i gatshëm ta shkëmbejë atë për Brozovic.

Francezi Tolisso është nxjerrë në shitje nga bavarezët dhe vlerësohet rreth 25 milion euro, ndërsa  Brozovic në 48 milion euro. Kjo i ka shtyrë italianët të kërkojnë edhe 20 milionë euro cash në këtë negociatë.