Edhe pas daljes së saj nga Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj po e përkrah fuqishëm partnerin e saj, aktori Donald Veshja i cili akoma po vazhdon rrugëtimin e tij në shtëpinë e famshme.

Në debatet e fundit që u përfshi me moderatoren, Einxhel Shkira, Donaldi ditëve të fundit ka qëndruar larg banorëve të tjera madje edhe diskutimet me ta kanë qenë të pakta.

Një video të tij teksa ndodhej i vetmuar në oborrin e shtëpisë dhe dëgjonte këngën e saj të re, e ka publikuar sot (e premte) Beatrix, duke treguar se do ta mbështesë deri në fund.

Ti i ha sherret e debatet për mëngjes. Je më i vërteti aty brenda. Qëndro i fortë! Me ty deri në fund”, – ka shkruar Beatrix në postimi.

Ndërkohë, kujtojmë që pas largimit nga BB VIP, këngëtarja ia dedikoi një këngën lidhjes së saj me aktorin dhe rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ndërsa, sonte mbahet spektakli javor ku edhe pritet eliminimi i njërit prej banorëve të nominur që janë: Arjola Demiri, Einxhel Shkira, Beniada Nishani dhe Donald Veshaj.

Kur kanë mbetur pak javë deri tek finalja e cila mbahet më 18 shkurt, tashmë është bërë i ditur finalisti i parë që është balerini, Ilir Shaqiri.

Banorët janë në garë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.