Trajneri i Kombëtares së Belgjikës, Roberto ka publikuar listën me 26 lojtarë të ftuar për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Kupa e Botës do të fillojë më 20 nëntor dhe shumë kombëtare kanë publikuar tashmë listat me futbollistët e ftuar.

Një gjë të tillë e ka bërë sot (e enjte) gjatë ditës edhe trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez.

Martinez ka ftuar 26 futbollistë, ndërsa befasia më e madhe është përfshirja e Romelu Lukaku, i cili është ende i lënduar.

Në listën e Martinez nuk mungojnë as emrat e yjeve të përhershëm si Kevin de Bruyne, Eden Hazard dhe Thibaut Courtois.

Pjesa e listës janë edhe ‘veteranët’ si Jan Vertonghen, Toby Alderweireld, Simon Mignolet dhe Dries Mertens.

Jashtë listës ka mbetur sulmuesi i Milanit, Divock.