Një ngjarje e rëndë u raportua mëngjesin e sotëm në Berat.
Një fëmijë 4-vjeçar ka humbur jetën, për shkak se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Vogëlushi është çuar me urgjencë në spital pasi ka qenë ende me shenja jete. Ai ka marrë kujdesin e mjekëve, por nuk ia ka dalë dot të mbijetojë.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë parkut të qytetit, në krah të pedonales. Vogëlushi A. Brahimasi ka prekur një nga telat e dritave të vendosur në tokë nga Bashkia e Beratit pasi xhami i dritave ishte thyer.