Shqiponjat e Stambollit tani po tentojnë të marrin Messias (1991), anësorin brazilian që mund të largohet nga klubi kuqezi.

Besiktas gjatë orëve të fundit i ka paraqitur Milanit ofertën e parë zyrtare për Messias për 1 milion euro. Kërkesa e Furlanit është 3 milionë euro, ka distancë por edhe vullnet të klubit turk për të bërë një rritje.

Në Milano ka ndjesi të mira për marrëveshjen e mundshme me Besiktasin për Messiasin, palët janë në kontakt të vazhdueshëm. Më pas do të jetë në dorën e Messias që të vendosë nëse do ta pranojë apo jo destinacionin.