Këngëtari Blero Muharremi ka prezantuar së fundmi këngën e re të titulluar “Merri sytë e mi”.

I njëjti vjen me një paraqitje të mrekullueshme në klip, derisa merr vëmendje të veçantë më tematikën e trajtuar.

Tekstin e këngës e ka bërë Fissi, kurse për muzikën është përkujdesur Blero, Albos e po ashtu edhe Fissi.

Miksimin dhe masterizimin e ka bërë Çekiç, ndërkohë që orkestrimi u realizua nga Albos.

Videoklipi atraktiv i është besuar produksionit të njohur ‘Imagine Films’.