Edhe Elbasani si gjithë qytetet e Shqipërisë është i frikësuar nga përhapja e shpejtë e koronavirusit. Pas rasteve në Tiranë, gazetarët e Elbasanit janë dyndur ne portat e spitalit rajonal te qarkut tone. Hyrja ndalohet rreptesisht dhe nuk jepet asnje informacion, pasi vetem Ministria e Shendetesise eshte e autorizuar te flase.

Ministria e SHendetesise deklaroi se nga 10 të prekurit me COVID 19, në Infektiv Tiranë janë shtruar vetëm 3, njëri në Durrës. Gati për pacientë edhe siptali “Shefqet Ndroqi”

Në vijim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Bashkia Elbasan ka nisur dezinfektimin e të gjitha shkollave, kopshteve dhe çerdheve.


Po ashtu, për të evituar grumbullimet e njerëzve në ambiente të mbyllura është ndryshuar procedura e trajtimit të qendra ditore.
Me urdhër të Kryetarit të Bashkisë, Gledian Llatja, personat që përfitojnë nga trajtimi ushqimor në këto qendra, do t’u dërgohet ushqimi në banesa.
Në kuadër të masave parandaluese gjithashtu gjatë natës do të vijojë puna me dezinfektimin e institucioneve, transportit publik, shërbimit taksi dhe tregjeve.


Qytetarë evitoni qëndrimin në ambiente publike të mbyllura dhe me shumë njerëz.
Evitoni panikun, ky është thjesht një virus që kërkon më shumë higjienë dhe kujdes.
Për çdo simptomë të ngjashme me ato të koronavirus, qëndroni në shtëpi dhe telefononi 127.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu