Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich kanë zhvilluar një ndeshje të bukur, por që në fund fituan bavarezët me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 13-të të Bundeligës.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 14-të të takimit kur Patrik Schick shënoi për 1-0 pas një goditje të bukur me volej brenda zonës.

Baarezët u kthyen në lojë në minutat e fundit të pjesës së parë me të zakonshmin Robert Lewandowski që shënoi për 1-1.

Në pjesën e dytë ishin bavarezët me Serge Gnabry dhe Jamal Musiala kishin raste, por fati nuk ishte me ta.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej, në skenë doli Lewandowsi që e ktheu në gol një asistim të Joshua Kimich për 2-1.

Bayern Munich me këtë fitore kthehet lider me 30 pikë, 2 më shumë se Leverkusen e Leipzig.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu