Laçi ka regjistruar fitoren e radhës, teksa ka mposhtur Kastriotin minimalisht ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Kategorinë Superiore.

Antoni Beji nderon Bylisin në derbi! Skuadra ballshiote e drejtuar nga trajneri Dovedan, arriti të triumfonte me rezultatin 0-1 falë golit të realizuar në minutën e 80-të.

Teuta ka triumfuar me rezultatin 0-1 në “Selman Stërmasi” ndaj Tiranës. Ishte Lorenco Vila, “heroi” që me golin e tij i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës së Edi Martinit, që vijon t’i bëjë “presion” kryesuesve të Vllaznisë.

TIRANA – TEUTA 0-1:
L.Vila 21′

LAÇI – KASTRIOTI 1-0:
Lushkja 32′

APOLONIA – BYLIS 0-1:
Beji 80’

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu