Ajo shumë shpejt është duke u bërë ndër emrat më të lakuar në botën e modelingut.
Por, Hailey Bieber përmes rrjetit social Instagram tashmë ka bërë të ditur pjesëmarrjen në një fushatë tjetër, shkruan Daily Mail.
Bukuroshja bionde ka publikuar setin e ri fotografik, derisa u bë figura e koleksionit të ri të markës ‘Versace’.
24-vjeçarja u pa me një veshje tejet interesante, derisa flokët i pati tejet të lagura, gjysmën e tyre në fytyrë.
Padyshim që edhe kësaj radhe ajo ka vënë në pah tiparet e bujshme trupore, për të cilat stërvitet në palestër.